• Aucun résultat trouvé

Zhvillimi i kompetencave të nxënësve nëpërmjet eTwinning

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Partager "Zhvillimi i kompetencave të nxënësve nëpërmjet eTwinning"

Copied!
60
0
0

Texte intégral

(1)
(2)

Botuesi

Shërbimet Qendrore të Mbështetjes për eTwinning www.etwinning.net

European Schoolnet (EUN Partnership AISBL) Rue de Trèves 61 – 1040 Bruksel – Belgjikë www.europeanschoolnet.org

Editorja Claire Morvan Autorët Anne Gilleran Caroline Kearney

Koordinatorja e dizenjimit Claire Morvan

Koordinatori i gjuhëve Danosh Nasrollahi Dizajni origjinal Bojë digjitale Printimi HOFI ISBN

Botuar në dhjetor 2014 Mendimet e shprehura në këtë botim janë ato të autorëve dhe nuk janë domosdoshmërish ato të European Schoolnet ose të Shërbimit Qendror të Mbështetjes eTwinning. Ky libër botohet sipas kushteve të përgjithshme të licencës Attribution-Non Commercial-Share Alike 3.0 Unported Creative Commons (CC BY-NC-SA 3.0) (http://creativecommons.

org/licenses/by-nc-sa/3.0/) Ky botim është krijuar me mbështetjen financiare të Programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian.

Ky botim reflekton vetëm mendimet e autorëve dhe Komisioni Evropian nuk mund të jetë përgjegjës se si mund të përdoret informacioni që ndodhet në të.

(3)

Tabela e përmbledhjes

05 Hyrja

08 Komunikimi në gjuhën amtare Friends Fur-ever

Anëtarët eTwinning nëpër botë Bookraft

12 Komunikimi në gjuhë të huaja Euroguide

Moi, toi, lettres à nous

16 Kompetenca matematikore dhe kompetencat bazë në shkencë dhe teknologji SOHO: Sunspots Online Helios Observatory

ATOM: A Taste of Maths

20 Kompetenca digjitale Talking pictures Stories in History 24 Mësimi si të mësosh

Reporting without borders LYPS: Let Your Passion Shine 28 Kompetencat sociale dhe qytetare

(4)
(5)

Hyrja

Çfarë janë kompetencat?

Kompetenca mund të përcaktohet si ‘kombinim kompleks i njohurive, aftësive, kuptimit, vlerave, sjelljeve dhe dëshirave që çojnë në veprime të efektshme njerëzore në botë në një sferë të caktuar’1. Prandaj të qenit kompetent do të thotë të zbatosh me efektshmëri një kombinim të njohurive, aftësive dhe sjelljeve për të reaguar suksesshëm ndaj një situate ose për të zgjidhur një problem në botën reale. Termi ‘kompetencë’ fillimisht është përdorur në kontekstin profesional në Francë në vitet 1970 për të përshkruar se çfarë ju nevojitet punonjësve përtej kualifikimeve që të veprojnë me efektshmëri në një numër situatash pune2. Në vitet 1980, qasjet bazuar në kompetencë filluan të zhvilloheshin në shtete të ndryshme për arsimin dhe trajnimin profesional. Që atëherë, koncepti i arsimit bazuar në kompetencë është zgjeruar në edukimin e përgjithshëm, siç edhe shpjegohet më poshtë.

Kompetencat kyçe mund të shprehen dhe kuptohen në mënyra të ndryshme, në vartësi të secilit kontekst kombëtar3. Kompetencat mund të jenë si të bazuara në subjekt ashtu edhe transversale në natyrë. Përveç përcaktimeve dhe kuadrove kombëtare, ekzistojnë edhe disa kuadro të ndryshme ndërkombëtare kompetencash, përfshi Rekomandimin e Bashkimit Evropian mbi Kompetencat Kyçe për Mësimin Gjatë Gjithë Jetës4, kuadrin e UNESCO-s5, kuadrin e OECD DESECO6, kuadrin e Partneritetit 217, kuadrin ATC21S8. Ndërkohë që eTwinning e pranon ekzistencën e disa kuadrove ndërkombëtare, si dhe pasurinë e secilit kuadër kombëtar që është lidhur në mënyrë kuptimplote me kontekstin dhe kulturën e një shteti, ai përdor konceptin e Bashkimit Evropian të Kompetencave Kyçe si pikë referencë për projektet e përmendura në këtë libër.

Kuadri Evropian i 8 Kompetencave Kyçe

Kuadri Evropian9 përfshin 8 Kompetencat Kyçe të mëposhtme, që janë konsideruar thelbësore për përmbushjen dhe zhvillimin personal, qytetarinë aktive, përfshirjen sociale dhe punësimin e të gjithë individëve.

1. Komunikimi në gjuhën amtare

2. Komunikimi në gjuhë të huaja

(6)

Këto kompetenca kyçe janë të gjitha të ndërvarura dhe theksi në secilin rast është mbi mendimin kritik, krijimtarinë, nismën, zgjidhjen e problemeve, vlerësimin e rrezikut, marrjen e vendimeve dhe menaxhimin konstruktiv të ndjenjave.

Përcaktimi i saktë i secilës kompetencë është dhënë në pjesët në vijim të këtij libri dhe në secilin rast janë dhënë dy apo tre shembuj eTwinning nëpërmjet videove dhe mjeteve të tjera për të theksuar se si mësuesit dhe nxënësit kanë punuar për të zhvilluar një kompetencë specifike nëpërmjet punës së tyre në eTwinning.

Përse nevojitet arsimi bazuar në kompetencë?

Nevoja që nxënësit të zhvillojnë kompetenca në shkollë ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi dhe kohët e fundit ka spikatur në sistemet e arsimit në gjithë botën falë motivacioneve sociale dhe ekonomike, si dhe zhvillimeve hulumtuese në arsim. Nevoja për të përmirësuar cilësinë dhe relevancën e kompetencave që njerëzit fitojnë përpara se të mbarojnë arsimin e detyruar është pranuar gjerësisht, veçanërisht në lidhje me papunësinë e lartë të rinisë në Evropë. Njohuritë dhe aftësitë bazë janë të nevojshme, por nuk janë më të mjaftueshme për të plotësuar nevojat komplekse të kërkesave të sotme sociale në një ekonomi globale edhe më konkurruese. Në një botë gjithnjë e më digjitale ku profesionet funksionale bazuar në aftësi janë në rënie, arsimi i orientuar nga kompetencat ka rëndësi të veçantë. Hulumtimet në arsim, si për shembull perspektiva sociale në mësim dhe teoritë konstruktiviste të mësimit të Xhon Deuit (John Dewey) po ashtu theksojnë rëndësinë e zhvillimit të kompetencave brenda një konteksti të mësimit social, ku nxënësit angazhohen në aktivitete mësimi në situata të jetës reale.

Si po i përgjigjen sistemet e arsimit kësaj nevoje?

Shumica e shteteve të BE-së gjatë dekadës së fundit kanë futur konceptin e kompetencave kyçe dhe rezultateve të mësimit në programet e tyre shkollore ose dokumentet zyrtare udhëheqëse për arsimin e detyrueshëm. Për shembull, reformat e kohëve të fundit mbi zhvillimin e kompetencave kyçe në nivel kombëtar janë kryer në Belgjikë, Francë, Finlandë, Suedi, Portugali dhe Maltë10. Në shtetet si për shembull Finlanda dhe Suedia, ku një qasje bazuar mbi kompetencat në fakt është zbatuar që në mesin e viteve 1990, reformat e kohëve të fundit ose të tanishme po ritheksojnë rëndësinë e kompetencave kyçe në programet e reja shkollore dhe do të futen në të ardhmen e afërt. Megjithatë, qasjet e ndërlidhura ku trajnimi i mësuesve, vlerësimi i nxënësve, burimet e mësimit dhe organizimi i shkollës janë reformuar të gjitha siç duhet, janë për momentin disi të rralla. Nevoja për një qasje të tillë holistike dhe të ndërlidhur për zbatim të efektshëm të një arsimi bazuar në kompetenca është e qartë.

Zbatimi i kompetencave kyçe në shkolla përfshin jo vetëm specifikimin e tyre në programe, por edhe zhvillimin e strukturave dhe metodave të duhura të mësimdhënies.

Duke pasur parasysh natyrën ndër-programore, kjo përfshin mësimdhënien ndër- disiplinore në shumë lëndë dhe prandaj kërkon planifikimin për gjithë shkollën.

Z H V I L L I M I I K O M P E T E N C A V E T Ë N X Ë N Ë S V E N Ë P Ë R M J E T e T w i n n i n g

6

(7)

Si mund të zhvillojnë mësuesit kompetencat kyçe të nxënësve?

Qasja kryesore e rekomanduar për të shpjeguar kompetencat kyçe është nëpërmjet ofrimin të mjediseve interaktive të mësimit në të cilat nxënësit mund të angazhohen në detyra praktike, bazuar në pyetje. Këto mjedise mësimi, që promovojnë mësimin bashkëpunues dhe shumëdisiplinor, janë gjithnjë e më shumë të mbështetura nga teknologjia. Mësimi bazuar në projekt është një metodë veçanërisht e përshtatshme për të zhvilluar kompetencat e nxënësve, sepse disa kompetenca kyçe mund të adresohen në të njëjtën kohë në gjithë programin. Kjo është arsyeja përse projektet eTwinning kanë qenë një mënyrë e suksesshme për të zhvilluar kompetencat e nxënësve, sikurse ilustrohet edhe në këtë libër. Ndërkohë që mësimi bazuar në projekte i nxit nxënësit të jenë aktiv dhe të përgjegjshëm për vetë mësimin e tyre, aktivitetet duhet të mbështeten nga kornizat dhe udhëzimet e hollësishme të mësuesit kur është e nevojshme. Nxënësit kanë nevojë në veçanti për mbështetje që të zhvillojnë aftësinë e tyre për të mësuar në mënyrë të pavarur; kompetenca e ashtuquajtur “mësimi se si të mësosh”. Shkollat duhet të marrin parasysh mirëqenien sociale dhe emocionale të nxënësve dhe të lejojnë që mësimi të jetë më i drejtuar nga vetë personi.

Ne shpresojmë që shembujt e mëposhtëm të cilët ilustrojnë se si projektet eTwinning kanë qenë të efektshme në zhvillimin e kompetencave të nxënësve, të frymëzojnë shumë mësues të tjerë që të bashkëpunojnë në projekte për të përmirësuar mësimin e nxënësve të tyre.

1 Hoskins, B & Deakin Crick R., (2010) Competences for Learning to Learn and Active Citizenship: different currencies or two sides of the same coin? Revista Evropiane për Arsimin, Vol. 45, Numri 1, mars.

2 Legendre Marie-Françoise (2008). « La notion de compétence au coeur des réformes curriculaires : Effet de mode ou moteur de changements en profondeur ? »

3 Për një përshkrim të detajuar se si vendet në Bashkimin Evropian përcaktojnë dhe zbatojnë kompetencat kyçe në sistemet e tyre arsimore, ju lutemi shikoni raportin Eurydice Zhvillimi i Kompetencave Kyçe në Shkollë në Evropë dhe raportet e shembujt e KeyCoNet (Rrjeti i Politikës Evropiane mbi Kompetencat Kyçe në Arsimin Shkollor).

4 Gjendet këtu: http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32006H0962&from=EN

5 Gjendet këtu: http://www.unesco.org/education/pdf/15_62.pdf

6 Gjendet këtu: http://www.oecd.org/education/skills-beyond-school/

PËRCAKTIMIandselectionofcompetenciesdeseco.htm

(8)

komunikimi në gjuhën amtare

8

(9)

Friends Fur-ever

Qëllimi i projektit është mësimi rreth qenve si miq të njerëzve në mënyrë argëtuese dhe interesante në pajtim me teorinë e inteligjencës së shumëfishtë të Hauërd Gardnerit (Howard Gardner).

Komunikimi në gjuhën amtare është aftësia për të shprehur dhe interpretuar koncepte, mendime, ndjenja, fakte dhe opinione me shkrim dhe me gojë (duke dëgjuar, folur, lexuar dhe shkruar) dhe duke ndërvepruar nga ana gjuhësore në mënyrë të përshtatshme e krijuese në një gamë të gjerë kontekstesh shoqërore dhe kulturore;

në arsim dhe trajnim, punë shtëpi e argëtim.

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore të lidhura me këtë kompetencë:

Kompetenca komunikuese rezulton nga mësimi i gjuhës amtare, që është e lidhur në mënyrë instiktive me zhvillimin e aftësisë njohëse të një individi për të interpretuar botën dhe për t’u lidhur me të tjerët. Komunikimi në gjuhën amtare kërkon që një individ të ketë njohuri të fjalorit, gramatikës funksionale dhe funksioneve të gjuhës. Ai përfshin një njohje të llojeve të ndryshme të ndërveprimit gojor, të një sërë tekstesh letrare dhe jo letrare, karakteristikave kryesore të stileve dhe regjistrave të ndryshëm dhe ndryshimin e gjuhës dhe komunikimit në kontekste të ndryshme. Individët duhet të kenë aftësi të komunikojnë si me gojë ashtu dhe me shkrim në një numër të ndryshëm situatash dhe të monitorojnë e të përshtatin komunikimin e tyre ndaj kërkesave të situatës. Kjo kompetencë përfshin edhe aftësinë për të dalluar dhe përdorur lloje të ndryshme tekstesh për të kërkuar, grumbulluar dhe përpunuar informacion, për të përdorur ndihma dhe për të formuluar dhe shprehur argumentet me gojë dhe me shkrim në mënyrë bindëse të përshtatshme për kontekstin. Një sjellje pozitive ndaj komunikimit në gjuhën amtare përfshin një predispozitë ndaj dialogut kritik dhe konstruktiv, një vlerësim të cilësive estetike dhe një dëshirë për t’u përpjekur për to si dhe një interes në ndërveprimin me të tjerët. Kjo nënkupton një njohje të ndikimit të gjuhës mbi të tjerët dhe një nevojë për të kuptuar dhe përdorur gjuhën në mënyrë pozitive dhe të përgjegjshme nga ana sociale.

http://youtu.be/LlVnLinmwk8 | http://youtu.be/YFZMiEJqgtk Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=68520

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A P Ë R C A K T I M I

(10)

Bookraft

“Bibliotekaret e shkollave bashkëpunojnë me mësues në Poloni, Qipro dhe Greqi për të vënë në pah kënaqësinë e leximit nëpërmjet aktiviteteve artizanale dhe krijuese.”

“Ne kemi kaluar një kohë të shkëlqyer në bibliotekën e shkollës dhe kemi mësuar gjëra të reja moderne dhe artizanale”

Nxënëse nga Polonia

“Partneriteti dhe komunikimi me miqtë tanë polonezë ishte i shkëlqyer... ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë”

Kornelia Melcu (Cornelia Melcu) mësuese nga Rumania P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Anëtarët eTwinning nëpër botë

“Projekti synon të krijojë një histori të shkruar nga nxënësit e të gjithë shkollave partnere. Secila shkollë duhet të shkruajë një pjesë të historisë së shtetit të tyre, duke treguar karakteristikat kryesore të pikave dhe vendeve të njohura, në veçanti të qyteteve, gatimeve tradicionale, duke luajtur lojëra tradicionale e kështu me rradhë.

Historia duhet shkruar në anglisht.”

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=661&klang=en&lang=sqbookraft

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=801&klang=en&lang=sq

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/bookraft Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

http://youtu.be/2z_CdUjOfBQ

Blogu: http://twinnies2010.blogspot.be/

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/twinnies_around_the_world Intervista e mësueses: http://youtu.be/b61fi7UkLWc

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/connect/browse_people_

schools_and_pro/profile.cfm?f=2&l=sq&n=33902

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.

cfm?f=2&l=sq&n=28256

10

(11)

Fjala e ekspertëve

Komunikimi: aftësia për të ndërvepruar, për tu lidhur, shpjeguar dhe përshkruar botën rreth nesh fillon që nga dita kur kemi lindur. Ndërkohë që rritemi dhe mësojmë gjuhën, aftësia jonë për të kuptuar botën tonë rritet; sa më i mirë fjalori jonë, aq më mirë shprehemi me fjalë, mendime dhe ndjenja shumë komplekse dhe abstrakte, dhe po aq mirë e formojmë dhe kontrollojmë botën tonë. Ky komunikim natyrisht fillon me njohjen dhe kuptimin e gjuhës tonë amtare e padyshim është i lidhur ngushtë me konceptin e “shkrim/këndimit” në kuptimin më të gjerë.

Kjo është arsyeja përse kjo kompetencë është kaq e rëndësishme për t’u zhvilluar, pasi fillon në një moshë shumë të re dhe vazhdon gjatë dhe përtej periudhës në arsimin e detyruar. Vitgenshtajn (Wittgenstein) filozofi i madh gjuhëtar ka shkruar “kufijtë e gjuhës janë kufijtë e botës time” (Tractatus Logico-Philosophicus). Nëse më mungojnë fjalët për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e mia, atëherë jam i kufizuar në mënyrën se si mund ta kuptoj botën time. Kjo është më e rëndësishme tani në një botë me komunikim të shpejtë, analiza sipërfaqësore, informacion që jepet në intervale prej tre minutash.

Tre projektet e pasqyruara nën këtë kompetencë ofrojnë një shembull të shkëlqyer se si mund të zhvillohet shprehja që të ofrojë një mënyrë ngacmuese dhe përkatëse për të zhvilluar mësimin e gjuhës amtare. Dy projektet që përfshijnë nxënës të arsimit parësor përdorin subjekte shumë të ndryshme, por kanë shumë pika të përbashkëta.

Ushtrimet me shkrim dhe me gojë në gjuhën amtare ishin shumë të rëndësishme;

të dy projektet zgjodhën tema nëpërmjet diskutimeve dhe pjesëmarrjes në klasë, që temat të pëlqeheshin nga nxënësit. Në veçanti në projektin Friends Fur Ever, mësuesit mësuan se gjatë shkrimit mbi kafshët shtëpiake, fëmijët mund të shprehnin ide rreth ndjenjave të tyre në disa situata si për shembull në rastet e humbjeve në familje, që nuk do të kishte gjasa të ndodhte në të njëjtën masë nëse tema do të trajtohej direkt.

Projekti Twinnies around the world ka punuar me nxënës shumë të vegjël dhe e ka zgjeruar aftësinë e tyre për të mësuar gjuhën amtare nëpërmjet tregimit të historive.

Projekti i fundit në këtë pjesë Bookraft ishte një temë e frymëzuar, e cila përfshiu nxënës jo vetëm në leximin e teksteve klasike, por edhe në interpretimin e tyre nëpërmjet

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(12)

komunikimi në

gjuhë të huaja

(13)

Euroguide

“Euroguide është një projekt shumëpalësh Comenius që synon të konsolidojë dhe zhvillojë si aftësitë komunikuese ashtu dhe sociale të gjithë pjesëmarrësve të përfshirë.

Me krijimin e një partneriteti dy vjeçar, ne duam t’ju japin nxënësve tanë mundësinë të përfshihen në një projekt ndërkombëtar ku ata mund të zbulojnë shumëllojshmërinë dhe dallueshmërinë e rajoneve apo qyteteve evropiane nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve. Qëllimi ynë kryesor është të njohim më mirë secilën kulturë dhe shoqëri - të formojnë një qasje të respektueshme e nxitëse - dhe të ofrojmë një shumëllojshmëri të aktiviteteve që bëjnë të rinjtë.

Komunikimi në një gjuhë të huaj ndan në përgjithësi të njëjtat dimensione kryesore të komunikimit sikurse në gjuhën amtare. Ai është bazuar në aftësinë për të kuptuar, shprehur dhe interpretuar koncepte, mendime, ndjenja, fakte dhe opinione si me shkrim ashtu dhe me gojë (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit ) në një gamë të duhur të kontektesteve shoqërore dhe kulturore (në arsim dhe trajnim, punë, shtëpi dhe argëtim) në pajtim me dëshirat dhe nevojat e personit. Komunikimi në gjuhë të huaja po ashtu kërkon aftësi të tilla si ndërmjetësimin dhe kuptimin ndërkulturor.

Niveli i zotësisë së një individi luhatet ndërmjet katër dimensioneve (dëgjimit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) dhe ndërmjet gjuhëve të ndryshme e në pajtim me të kaluarën sociale dhe kulturore, mjedisin, nevojat dhe/ose interesat e atij individi.

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

Kompetenca në gjuhët e huaja kërkon njohuri të fjalorit dhe gramatikë funksionale si dhe një njohje të llojeve të ndryshme të ndërveprimit gojor dhe regjistrit të gjuhëve.

Njohuria e konvencioneve sociale, aspekti kulturor dhe ndryshueshmëria e gjuhëve janë të rëndësishme. Aftësitë thelbësore për komunikim në gjuhë të huaja konsistojnë në aftësinë për të kuptuar mesazhet e folura, për të filluar, mbajtur dhe përfunduar biseda e për të lexuar, kuptuar dhe prodhuar tekste të përshtatshme për nevojat e individit. Individët duhet që po ashtu t’i përdorin ndihmesat siç duhet, si dhe të mësojnë gjuhët jozyrtarisht si pjesë e mësimit gjatë gjithë jetës. Qëndrimi pozitiv përfshin vlerësimin e diversitetit kulturor, interesin dhe kuriozitetin në gjuhët dhe komunikimin ndërkulturor.

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A P Ë R C A K T I M I

(14)

“eTwinning ëshë një mundësi për t’u takuar me njerëz të rinj dhe për të përmirësuar anglishten (...) të detyron të flasësh anglisht. Mendoj se është e mrekullueshme të takohesh me kultura dhe njerëz të rinj.” Havjer (Xavier) nga Spanja

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Moi, toi, lettres à nous

Ky projekt përqendrohet në krijimin e një novele digjitale nëpërmjet shkrimit të letrave, ku nxënësit ju shkruajnë dhe ju përgjigjen letrave të bashkëmoshatarëve të tyre evropianë. Krijimet janë bazuar në tema të zgjedhura mbi gjërat e përbashkëta të nxënësve. Përmbajtja e shkruar është ilustruar edhe nëpërmjet videove dhe fotografive.

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=1106&klang=en&lang=sq

TwinSpace: www.etwinning.net/twinspace/moi_toi_lettres_a_nous Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.

cfm?f=2&l=sq&n=86896

14

(15)

Fjala e ekspertëve

Sikurse thuhet edhe në hyrjen e kësaj pjese, shumë nga aspektet e njëjta të zhvillimit të kompetencës në gjuhën amtare zbatohen edhe në përftimin e kompetencës së një gjuhe të huaj. Përveç kësaj, natyrisht, është i gjithë dimensioni kulturor i përpjekjes për të vendosur veten në vendin “kulturor” të një personi tjetër, për të kuptuar traditat, zakonet, mënyrat e sjelljes dhe humorin, e sigurisht artin, literaturën dhe dramaturgjinë e tyre. Përse duhet të jemi të shqetësuar për këtë? Sepse për të kuptuar gjuhën dhe kulturën e një personi tjetër duhet ta shikosh siç është, të largosh opinionet stereotipe dhe paragjykimet kombëtare që shpesh mund të ekzistojnë me shumicë në disa rrethana; për të na bërë më njerëzorë, tolerantë dhe bujarë.

Euroguide ofron një mjet të përkryer për të bërë pikërisht këtë, ndërkohë që nxënësit punojnë së bashku për të krijuar një libër udhëzues me risi, një libër udhëzues të shkruar nga adoleshentët e rinj për adoleshentët e rinj duke prezantuar aspekte kulturore dhe sociale në vendin e tyre që tërheqin këtë grupmoshë. Nxënësit në këtë projekt kishin fatin e mirë që të vizitonin shkollat e njëri-tjetrit dhe të takoheshin personalisht, kjo shtoi një dimension të veçantë në punën e tyre.

Projekti tjetër Moi, toi, lettres à nous filloi nga një bazë shumë më intime, nxënësit e çiftëzuar me partnerin e tyre të projektit në një shtet tjetër filluan t’i shkruanin letra njëri-tjetrit në gjuhën e huaj të zgjedhur që në këtë rast ishte frëngjishtja. Ndërkohë që korrespondenca zhvillohej subjekti i letrave u bë më personal, duke shprehur shpresat dhe aspiratat e të rinjve pjesëmarrës.

Ajo që këto dy projekte vunë në pah për mua në lidhje me zhvillimin e kompetencës në gjuhë të huaj, ishte fakti se ka një autenticitet të vërtetë në mësim. Gjuha bëhet një gjë reale, një mjet real për komunikim real, jo vetëm një numër ushtrimesh boshe në libër. Qëndrimi i nxënësve ndaj mësimit të gjuhës së huaj i nënshtrohet një ndryshimi të vërtetë ndërkohë që ata komunikojnë me sukses me të rinjtë e tjerë mbi tema të jetës që kanë të bëjnë me ta.

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(16)

kompetenca

matematikore dhe

kompetencat bazë

në shkencë dhe

teknologji

(17)

A. Kompetenca matematikore është aftësia për të zhvilluar dhe zbatuar mendimin matematikor për të zgjidhur një numër problemesh në situata të përditshme. Në ndërtimin e një baze të shëndoshë matematikore, theksi vihet mbi procesin dhe aktivitetin, si dhe njohuritë. Kompetenca matematikore përfshin, në masa të ndryshme, aftësinë dhe dëshirën për të përdorur mënyra matematikore të mendimit (mendimi logjik dhe hapësinor) dhe prezantimit (formula, modele, konstruktime, grafikë, tabela).

B. Kompetenca në shkencë i referohet aftësisë dhe dëshirës për të përdorur njohuritë dhe metodologjinë e përdorur për të shpjeguar botën natyrore, për të identifikuar pyetjet dhe për të tërhequr konkluzionet bazuar në evidencë.

Kompetenca në teknologji shihet si zbatimi i këtyre njohurive dhe metodologjive në përgjigje të dëshirave dhe nevojave të perceptuara njerëzore. Kompetencat në shkencë dhe teknologji përfshijnë një kuptim të ndryshimeve shkaktuar nga aktiviteti njerëzor dhe përgjegjësia si një qytetar individual.

A. Njohuritë e nevojshme në matematikë përfshijnë njohuri të mira të numrave, masave dhe strukturave, veprimeve bazë dhe prezantimeve bazë matematikore, kuptim të termave dhe koncepteve matematikore dhe informacion për pyetje për të cilat matematika mund të ofrojë përgjigje. Një individ duhet të ketë aftësi të zbatojë parime dhe procese matematikore bazë në kontekstin e përditshëm, në shtëpi dhe punë si dhe të ndjekë e përdorë rrjedhën e argumenteve. Një individ duhet të arsyetojë në mënyrë matematikore, të kuptojë provën matematikore dhe të komunikojë në gjuhë matematikore e të përdorë ndihmesat e duhura.

B. Për shkencën dhe teknologjinë, njohuritë thelbësore përfshijnë parimet bazë të botës natyrore, konceptet shkencore themelore, parimet dhe metodat, teknologjinë dhe produktet e proceset teknologjike, si dhe një kuptim të ndikimit të shkencës dhe teknologjinë mbi botën natyrore. Këto kompetenca duhet të mundësojnë individët që të kuptojnë më mirë përparimet, kufizimet dhe rreziqet e teorive, zbatimet dhe teknologjitë shkencore në gjithë shoqërinë (në lidhje me vendim-marrjen, vlerat, pyetjet morale, kulturën, etj.) Aftësitë përfshijnë mundësinë për të përdorur the manovruar mjetet dhe makineritë teknologjike dhe të dhënat shkencore për të arritur një objektiv ose për të arritur një vendim apo konkluzion bazuar mbi evidencë. Individët duhet që po ashtu të mund të njohin veçoritë thelbësore të hulumtimit shkencor dhe të kenë aftësinë për të komunikuar konkluzionet dhe arsyetimin që i ka çuar aty.

P Ë R C A K T I M I

(18)

“Do të kisha dashur që të kisha këtë lloj mësimi argëtues në matematikë kur vajta në shkollë!

Një mënyrë shumë krijuese e shikimit të aspekteve matematikore duke i lidhur me subjekte të jetës reale që në pamje të parë duket sikur janë aq larg me njëra-tjetrën sa gatimi dhe poezia lirike.” Juria evropiane

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

SOHO: Sunspots Online Helios Observatory

ATOM: A Taste of Maths

Projekti i astronomisë rreth diellit vëzhgon objekte në disa vende të Evropës për të larguar motin e keq dhe mundësinë për të bërë fotografi sa më shpesh. Nxënësit mësojnë rreth diellit si një yll dhe si qendra e sistemit tonë diellor.

Projekti është për nxënësit e moshës 12-16 vjeç. Gjuha e punës është anglishtja. Kohëzgjatja e projektit është gjashtë muaj. Qëllimi i objektit është të rrisë motivacionin dhe interesin e nxënësve për matematikën, që të nxisë aftësinë e tyre hetuese dhe kuriozitetin duke kombinuar përmbajtjen e përbashkët matematikore të programit mësimor me aspekte të jetës së përditshme në pjesë të ndryshme të Evropës, e duke përdorur objekte konkrete si dhe përfaqësime të koncepteve matematikore. Ai synon edhe të lehtësojë kuptimin nëpërmjet marrjes së njohurive mbi kontekstet historike dhe kulturore ku jetojnë partnerët.

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/soho

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=32737

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=38463 Video rreth projektit: http://youtu.be/zdsW_pk_uCQ

Video rreth projektit: http://youtu.be/a0irY9WP5ME

“Projekti është i strukturuar mirë dhe tregon qartë procesin e planifikimit të përbashkët nga partnerët. Mund të shtohen shumë pika të tjera pozitive: mundësia e nxënësve për të vetë- reflektuar, integrimi i programit mësimor dhe promovimi i projektit nëpërmjet një blogu të projektit.” Juria evropiane

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=741&klang=en&lang=sq

“Ne po ashtu mësuam se si të dallojmë matematikën në një pemë apo në një kishë”

Nxënës italian Blogu: http://atasteofmaths.blogspot.be/

“Prioriteti i projektit ishte që t’u tregonte se matematika është diçka më shumë se një tekst mësimor i mërzitshëm dhe mund të jetë një botë krijuese”

Mësuese matematike nga Italia

18

(19)

Fjala e ekspertëve

Këtyre dy kompetencave nxënësit ju rezistojnë më shumë në mjediset e arsimit të detyruar, veçanërisht vajzat, por ato formojnë bazën e të gjithë zhvillimeve tona inxhinierike, mjekësore, teknologjike, tregtare dhe prodhuese. Duke e parë parë nga ana më e zakontë, paaftësia për të bërë veprime me numrat është një kufizim i madh për t’u përballuar me pazarin, planifikimin e një buxheti të thjeshtë, menaxhimin bazë të parave. Paaftësia për të kuptuar koncepte shkencore bazë e vendos njeriun edhe në një pozicion më të dobët për të kuptuar – p.sh. se si funksionon energjia elektrike në shtëpinë tuaj, përse uji është një burim kaq i vyer, etj. Zhvillimi i këtyre dy kompetencave i ndihmon nxënësit të kuptojnë më thellë mjedisin natyror në të cilin ata jetojnë dhe mënyrat në të cilat veprimet matematikore mund të ndikojnë mbi jetën e tyre të përditshme.

Përsëri dua të theksoj faktin se shembujt e projekteve për këtë pjesë përbëjnë bazën e mësimit për nxënësit në situata ku mësimi bëhet real dhe konkret. Ja të shohim për shembull projektin ATOM, A Taste of Maths, i cili eksploron matematikën në një numër mënyrash duke parë numrat Fibonacci dhe duke krijuar poema bazuar mbi sekuenca, e deri një “gjueti” nëpër internet. Ata po ashtu panë se si matematika mund të shihet dhe kuptohet në objekte dhe ndërtesa rreth nesh kudo, në pemë, kisha, dritare e motive.

Po ashtu në projektin SOHO, Sunspots Online - Helios Observatory, nxënësit u përfshinë në aktivitete reale, duke matur njollat e diellit për të gjurmuar ndikimin e shfaqjes së tyre mbi mjedisin lokal, etj. Përveç këtyre aktiviteteve, ky projekt solli botën e shkencëtarëve në klasa, duke bërë lidhje të drejtpërdrejta video me ekspertë që punojnë në këtë fushë, një mundësi e rrallë që nxënësit të angazhoheshin direkt në mënyrë jo zyrtare me shkencëtarë të vërtetë.

Ajo që më pëlqen më shumë rreth këtyre dy projekteve është se ato largojnë mitet nga dy fusha ku nxënësit shpesh zhvillojnë një bllokim mendor ose të sjelljes. Mënyra se si këto projekte trajtojnë temat është që t’i lejojnë nxënësit të kuptojnë realitetin e subjektit dhe të kuptojnë e gëzojnë thellimin e njohurive të tyre, të vëzhgimeve dhe aftësive analitike përkrah kompetencave të tyre.

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

SOHO: Sunspots Online

Helios Observatory

(20)

kompetenca

digjitale

(21)

Kompetenca digjitale përfshin përdorimin kompetent dhe kritik të Shoqërisë së Informacionit dhe Teknologjisë (IST) për punë, argëtim dhe komunikim. Ajo përcaktohet nga aftësitë bazë në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit: përdorimi i kompjuterëve për të marrë, përdorur, ruajtur, prodhuar, prezantuar dhe shkëmbyer informacion si dhe për të komunikuar e marrë pjesë në rrjete bashkëpunuese nëpërmjet internetit. Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

Kompetenca digjitale kërkon kuptim dhe njohuri të shëndosha të natyrës, rolit dhe mundësive të IST-së në kontekstin e përditshëm: në jetën personale dhe sociale e në punë. Kjo përfshin aplikacionet kryesore kompjuterike si për shembull përpunimin e fjalëve, tabelat, bazat e të dhënave, ruajtjen dhe menaxhimin e informacionit dhe një kuptim të mundësive dhe rrezikut të mundshëm nga interneti dhe komunikimi elektronik (posta elektronike, mjetet e rrjetit) për punë, argëtim, ndarje të informacionit e bashkëpunim në rrjet, mësim dhe hulumtim. Individët duhet po ashtu të kuptojnë se si IST mund të mbështesë krijimtarinë dhe novacionin dhe të njohin çështjet rreth vlefshmërisë dhe besueshmërisë së informacionit të disponueshëm dhe të parimeve ligjore dhe etike përfshirë në përdorimin interaktiv të IST-së.

Aftësitë duhet të përfshijnë aftësinë për të kërkuar, grumbulluar dhe përpunuar informacion dhe për ta përdorur në mënyrë kritike dhe sistemike, duke vlerësuar përkatësinë dhe duke dalluar atë që është reale nga ajo që është virtuale ndërkohë që njihen lidhjet. Individët duhet të kenë aftësi të përdorin mjetet për të prodhuar dhe kuptuar informacionin kompleks dhe mundësinë të marrin, kërkojnë dhe përdorin shërbime bazuar në internet. Individët duhet që po ashtu të përdorin IST-në për të mbështetur mendimin kritik, krijimtarinë dhe novacionin.

Përdorimi i IST-së kërkon një qëndrim kritik dhe reflektues ndaj informacionit të disponueshëm dhe një përdorim të përgjegjshëm të medias interaktive. Një interes për angazhimin në komunitete dhe rrjetet për qëllime kulturore, sociale dhe/ose profesionale mbështet edhe këtë kompetencë.

P Ë R C A K T I M I

Talking pictures

Nxënësit tanë mësojnë ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet kulturave tona duke përdorur fotografi dhe duke krijuar një dialog ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

(22)

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Stories in History

Projekti ynë është bazuar kryesisht në histori. Ne përqendrohemi në punën tonë mbi eksperiencat e fëmijëve gjatë luftës së dytë botërore. Nxënësit tanë përdorin anglishten për të komunikuar dhe mjetet TIK për të shkëmbyer dhe ndarë dokumente, për të shkruar dhe folur me njëri-tjetrin (biseda, mesazhe...) për më tepër ata mendojnë në mënyra krijuese se si të punojnë së bashku.

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/stories_in_history

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=86101

“Stories in History është një shembull shumë i mirë se si të zbatohet puna e një projekti ndërkombëtarpër të rigjallëruar një subjekt që është në dukje i thatë!”

Juria evropiane

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=1109&klang=en&lang=sq

“Përmirësova aftësitë e mia të kompjuterit”

Serena nga Italia

22

(23)

Fjala e ekspertëve

Në një mënyrë është vetë-dëshmuese të thuash se jetojmë në një botë vërtetë digjitale, gjithnjë në aktivitet. Ne shqetësohemi nëse nuk mund të lidhemi për të lexuar një lajm, për të kontrolluar një restorant pranë ose thjeshtë për të shikuar llogaritë në Facebook.

Megjithatë, edhe pse ne i përdorim të gjitha këto burime digjitale gjithë kohën, sa reflektojmë në mënyrë aktive se si i përdorim, sa i besueshëm është informacioni që na japin, sa të përgjegjshëm duhet të jemi kur postojmë komente ose fotografi në lidhje me aktivitetet sociale të miqve tanë? Vizioni i të ardhmes është Interneti i Gjërave, ku të gjitha sistemet që kontrollojnë botën tonë aktualisht do të ndërlidhen në mënyrë që ky informacion nga një person të kontrollojë reagimet e një tjetri. Në një prezantim të kohëve të fundit në Estoni, Jürgo-Sören Preden, Shefi i Laboratorit të Kërkimeve për Teknologjinë Proaktive, në Universitetin e Teknologjisë në Tallin, dha një shembull të një pajisjeje për kafenë në kuzhinën time që kap sinjalet e mia ndjesore, duke kontrolluar bazën time të të dhënave, duke përpunuar informacionin dhe duke më ofruar një filxhan kafeje që përmban vetëm sasinë e duhur të kafeinës për shëndetin tim.

Në një botë të tillë, të rinjtë pa dyshim që duhet të zhvillojnë kompetencë jo vetëm që të mund të interpretojnë informacionin digjital rreth tyre, por edhe të trajtojnë dhe manipulojnë materiale digjitale, të jenë kritikë rreth aplikimit të tij, të mund të analizojnë besueshmërinë e tij dhe ta kontrollojnë atë e jo të kontrollohen prej tij.

Ky proces duhet të fillojë sa më herët që të jetë e mundur në eksperiencën e një fëmije dhe projekti Talking Pictures bëri pikërisht këtë. Nxënësit në shkollat fillore përdorën fotografi si gjuhën për të komunikuar dhe interpretuar historitë që donin të tregonin;

si dhe modelimin, animacionin dhe videot. Nxënësit mësuan se gjërat nuk janë gjithnjë siç duken, fotografitë mund të manipulohen për të treguar këndvështrime të ndryshme. Ata mësuan të interpretojnë shenjat dhe simbolet, e krijuan një video-fjalor të fjalëve dhe frazave më të zakonshme në gjuhën e tyre.

Projekti tjetër Stories in History, ekzaminoi jetën gjatë luftës së dytë botërore nga këndvështrimi i disa tregimeve të dëshmitarëve. Kjo padyshim i lejon nxënësit të kuptojnë se informacioni është i ndryshëm, në vartësi të këndvështrimit ose qëllimit të personit që e tregon, informacioni mund të shihet në mënyra të ndryshme për qëllime

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(24)

mësimi se si të

mësosh

(25)

‘Mësimi se si të mësosh’ është aftësia për të ndjekur dhe këmbëngulur në mësim-nxënie, për të organizuar mësimin e vetvetes, përfshi këtu menaxhimin e efektshëm të kohës dhe informacionit, individualisht dhe në grupe. Kjo kompetencë përfshin njohjen e procesit dhe nevojave të mësimit, duke identifikuar mundësi të disponueshme, dhe aftësinë për të kapërcyer pengesat që të mësosh me sukses. Kjo kompetencë do të thotë, përftimi, përpunimi dhe asimilimi i njohurive dhe aftësive të reja si dhe kërkimi dhe përdorimi i udhëzimit. Mësimi se si të mësosh i angazhon ata që mësojnë të çojnë më tej eksperiencat parësore të mësimit dhe jetës për të përdorur dhe aplikuar njohuri dhe aftësi në kontekste të ndryshme: në shtëpi, në punë, në arsim dhe trajnim.

Motivacioni dhe konfidenca janë vendimtare për kompetencën e individit.

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

Atje ku mësimi është për qëllime të punës së veçantë ose objektivave të karrierës, një individ duhet të ketë njohuri të kompetencave, njohurive, aftësive dhe kualifikimeve të kërkuara. Në të gjitha rastet, mësimi se si të mësosh kërkon që një individ të njohë dhe kuptojë strategjitë e preferuar për të mësuar, pikat e dobëta dhe të forta të aftësive dhe kualifikimeve dhe të kërkojë mundësi edukimi e trajnimi dhe udhëzim dhe/ose mbështetje të disponueshme. Mësimi se si të mësosh kërkon fillimisht, përftimin e aftësive bazë themelore të tilla si shkrimi/leximi, matematika dhe aftësitë e TIK-ut të nevojshme për të mësuar më tej. Për përforcimin e këtyre aftësive, një individ duhet të përdorë, grumbullojë, përpunojë dhe asimilojë njohuri dhe aftësi të reja. Kjo kërkon menaxhim të efektshëm të mësimit, karrierës dhe motiveve të punës dhe në veçanti aftësinë për të ruajtur mësimin për t’u përqendruar për periudha të gjata dhe për të reflektuar në mënyrë kritike mbi qëllimet e synimet e mësimit. Individët duhet t’i kushtojnë kohë mësimit të pavarur dhe me vetë-disiplinë, por edhe të punojnë në mënyrë bashkëpunuese si pjesë e procesit të mësimit, të përfitojnë nga grupet heterogjene dhe të ndajnë atë që kanë mësuar. Individët duhet të organizojnë mësimin e tyre, të vlerësojnë punën e tyre dhe të kërkojnë këshilla, informacion dhe mbështetje kur është e përshtatshme.

Një sjellje pozitive përfshin motivacionin dhe konfidencën për të vazhduar dhe dalë me sukses në mësimin gjatë gjithë jetës së personit. Pozicioni pozitiv ndaj zgjidhjes së problemeve mbështet si procesin e mësimit ashtu dhe aftësinë e individit që të kapërcejë vështirësitë dhe të ndryshojë. Dëshira për të aplikuar mësimet dhe eksperiencat e mëparshme të jetës si dhe kurioziteti për të kërkuar mundësi për të mësuar dhe zbatimi i mësimit në një numër kontekstesh të jetës janë elementë

P Ë R C A K T I M I

(26)

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Reporting without borders

LYPS

“Nxënësit bashkëpunojnë për të shkruar një revistë elektronike: ata zgjedhin disa çështje tematike që duan të hulumtojnë, intervistojnë partnerët e tyre evropianë për të mësuar mendimet e tyre mbi këtë temë, a më pas organizojnë informacionin e grumbulluar dhe shkruajnë artikujt e tyre.”

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është të eksplorojë potencialin e nxënësve dhe të zbulojë talentet e tyre. Ndihma e fëmijëve për të zbuluar se çfarë janë të zotë të bëjnë, duke nxitur një vetëbesim të shëndetshëm, është thelbësore për suksesin e tyre në të ardhmen. Fëmijët duhet të provojnë shumë gjëra para se të drejtohen drejt një grupi gjërash që përfshijnë aftësitë e tyre, prandaj ne krijojmë mundësi për ta të shqyrtojnë objekte të ndryshme, aktivitete dhe njerëz. Pas një faze prezantuese të shkurtër ne shpallëm një konkurs. Nxënësit tanë formojnë ekipe ndërkombëtare me anëtarë nga të gjithë partnerët dhe një mësues kujdestar për çdo ekip dhe punojnë në bashkëpunim, duke i kushtuar interes të mësuarit të njëri-tjetrit dhe mësimit të tyre. Ekipet luajnë lojëra, bëjnë detyra, ndajnë zbulimet e tyre dhe zgjedhin më të mirin mes njëri-tjetrit, festojnë sukseset e njëri-tjetrit, dhe mësojnë të punojnë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike. Web 2.0 është në zemër të komunikimit dhe të bashkëpunimit të partnerëve.”

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=41236

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=82576

“Produkti përfundimtar, eRevista është i një cilësie të lartë. Nxënësit patën një detyrë të qartë, që të shkruanin artikuj reviste, e ajo pati dhe nën-detyra të lidhura me njëra-tjetrën dhe qëllimi përfundimtar ishte të shkruanin një eRevistë. U formuan grupe të brendshmenxënësish, duke rezultuar në bashkëpunim të vërtetë ndërmjet nxënësve nga shtete të ndryshme. eRevista ishte një rezultat i fundëm i krijuar mirë dhe i hapur, që shkollat e tjera mund ta përdorin si material.” Juria evropiane

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=781&klang=en&lang=sq

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=1105&klang=sq&lang=sq

“ajo që preferoja më shumë ishte puna në grup (...)” Rebeka nga Malta

“Fakebook është një nga aktivitetet mbi të cilat punuam. Duket si Facebook por përshkruan jetën e njerëzve të njohur Nxënës polak

“është më dinamike dhe ne duam të punojmë më shumë” Delfine nga Belgjika

“Projekti nxori në pak pasionin dhe talentin e të gjithë nxënësve”

Mësuese nga Greqia Video rreth projektit: http://bit.ly/1sNSm9U

Video rreth projektit: http://youtu.be/o673QpF38rE

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/reporting_without_borders

26

(27)

Fjala e ekspertëve

Sipas mendimit tim, kjo mund të jetë një nga kompetencat më të vështira për tu zhvilluar për një kohë të gjatë në sistemin tonë arsimor të detyruar, veçanërisht në nivelin e lartë sekondar, ku koha e nxënësve dominohet nga provime dhe kufizimet e programit si dhe presionet që sjellin ato si për nxënësit ashtu dhe për mësuesit. Nxënësit shpesh e mbyllin mësimin dhe shumë prej tyre e lënë arsimin zyrtar hera-herës pa mësuar bazat e shkrimit/këndimit që janë një gur themeltar i kësaj kompetence. Ndaj si t’i angazhojmë nxënësit të fillojnë ta pëlqejnë zbulimin dhe mësimin në vetvete dhe jo sepse duhet kaluar një provim?

Shumë nga projektet eTwinning e adresojnë këtë sfidë duke pasur parasysh konceptin e Inteligjencës së Shumëfishtë të zhvilluar nga Hauërd Gardner (Howard Gardner).

Mësuesit kanë punuar mbi parimin se nxënësit punojnë dhe mësojnë më me efikasitet kur ata ndjekin diçka që ju intereson dhe që ju paraqitet në një mënyrë që ka kuptim në pajtim me stilin e tyre të mësimit. Ndaj, në vend të një teksti të ngjeshur në një faqe, informacioni përmban fotografi, ngjyra, tinguj, objekte për të manipuluar, etj.

Unë mendoj se projekti, Let Your Passion Shine (LYPS), ka përgjigjen ideale për zhvillimin e kësaj kompetence. Ai përfshin nxënës mjaft të rinj të moshës 9-11 vjeç.

Sikurse sugjeron edhe titulli, puna e projektit i lejoi ata të eksploronin subjektet që ju interesonin dhe i lejoi të zhvillonin aftësitë e tyre e në të njëjtën kohë të ndiheshin thellësisht të përfshirë në projekt. Pati një numër të gjerë temash dhe detyrash, të paraqitura në një mënyrë argëtuese, krijuese dhe novatore.

Nëse shikon hapësirën e punës së këtij projekti, do të gjesh një sërë temash që nga arti e muzika deri te historia, shkenca dhe matematika. Nxënësve ju desh të eksploronin secilin subjekt, të vendosnin se cilat fusha ju pëlqenin më shumë dhe të punonin në një ekip ndërkombëtar për të përcaktuar sfidat për të gjithë grupin. Gjatë këtij procesi, nxënësit mësuan se si të zhvillonin idetë e tyre, e të punonin në pikat e forta të tyre.

Projekti tjetër Reporting without Borders, gjithashtu lejoi që nxënësit të zgjidhnin tema që i kishin për zemër, kjo rezultoi në një revistë të gjallë dhe angazhuese në internet, gjë e cila tregon qartë angazhimin e nxënësve të përfshirë. Përsëri ky projekt tregon përftimin ‘e aftësive të buta’ nga këta nxënës të rinj, zgjedhjen editoriale, shprehjen dhe

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(28)

kompetencat sociale dhe

qytetare

(29)

Këto përfshijnë kompetencën personale, ndër-personale dhe ndërkulturore dhe mbulojnë të gjitha format e sjelljes që pajisin individët të marrin pjesë në mënyrë të efektshme dhe konstruktive në jetën sociale dhe punë, e veçanërisht në shoqëri gjithnjë e më të shumëllojshme, të zgjidhin konflikte kur është e nevojshme. Kompetencat qytetare i pajis individët të marrin pjesë plotësisht në jetën qytetare, bazuar mbi njohuritë e koncepteve dhe strukturave sociale dhe politike dhe një angazhim te pjesëmarrja aktive dhe demografike

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

A. Kompetenca sociale është e lidhur me mirëqenien personale dhe sociale që kërkon një kuptim se si individët mund të sigurojnë shëndet fizik dhe mendor optimal, përfshi si një burim për veten dhe familjen e tyre dhe mjedisin e ngushtë social dhe njohuritë se si një stil jetese i shëndetshëm mund të kontribuojë në të. Për pjesëmarrje të suksesshme ndër-personale dhe sociale, është thelbësore që të kuptohen kodet e sjelljes të pranuara gjerësisht në shoqëri dhe mjedise të ndryshme (p.sh. në punë). Është po aq e rëndësishme të njihen konceptet bazë që kanë të bëjnë me individët, grupet, organizatat e punës, barazinë seksuale dhe mos-diskriminimin, shoqërinë dhe kulturën. Është thelbësor kuptimi i dimensioneve shumë-kulturore dhe socio-ekonomike i shoqërive evropiane dhe si identiteti i kulturës kombëtare ndërvepron me identitetin evropian.

Aftësitë kryesore të kësaj kompetencë përfshijnë aftësinë për të komunikuar në mënyrë konstruktive në mjedise të ndryshme, për të treguar tolerancë, shprehur dhe kuptuar këndvështrimet e ndryshme, për të negociuar me aftësinë për të krijuar besim dhe treguar ndjeshmëri. Individët duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë stresin dhe irritimin dhe t’i shprehin ato në mënyrë konstruktive por duhet edhe të bëjnë dallimin ndërmjet sferave personale dhe profesionale. Kompetenca është bazuar mbi një sjellje bashkëpunimi, sigurie dhe integriteti. Individët duhet të kenë interes në zhvillimet socio-ekonomike dhe komunikimin ndërkulturor, duhet të vlerësojnë diversitetin, të respektojnë të tjerët dhe të jenë të përgatitur të kapërcejnë paragjykimet e të arrijnë kompromisin.

B. Kompetenca qytetare është bazuar mbi njohuritë e koncepteve të demokracisë, drejtësisë, barazisë, qytetarisë dhe të drejtave civile, përfshi se si janë shprehur ato në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe deklaratat ndërkombëtare dhe si zbatohen nga institucione të ndryshme në nivel vendor, rajonal, kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar përfshi njohuritë e ngjarjeve bashkëkohore, si dhe ngjarjet dhe tendencat kryesore në historinë kombëtare, evropiane dhe botërore. Përveç kësaj, duhet zhvilluar

P Ë R C A K T I M I

(30)

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Getting closer

“Një projekt letër-këmbimi kur fëmijët afrohen, njohin jetën e përditshme, rrethet dhe kulturën e njëri-tjetrit duke përdorur emailet, bisedat, regjistrimet me zë dhe figurë, prezantime me diapozitiva dhe albume me fotografi. Fëmijët u ndanë në 5 grupe me kombësi të përziera që konkurruan në lojëra të ndryshme gjatë të gjithë vitit shkollor.

Secili grup ishte një mjet transporti që udhëton - gjysma spanjolle e grupit u nis nga La Palma dhe gjysma finlandeze u nis nga Finlanda drejt njëri-tjetrit. Sa më shumë pikë fituan aq më larg shkoi udhëtimi i tyre derisa u takuan diku në Evropë. Grupi që u takua i pari ishte fituesi.”

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=17998 Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=581&klang=en&lang=sq

“Arritja më e madhe ishte kontakti me partnerët e tyre ishte i natyrshëm për ta.”

Mësuese finlandeze

“Ne mësojmë shumë nëpërmjet kuptimit të diferencave” http://youtu.be/BppZe5OTBow Pr. Bob Frajer (Bob Fryer)

“Prindërit e mi mendojnë se eTwinning është shumë interesant dhe kanë parë se ofron shumë mundësi”

Delfina nga Belgjika Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

http://youtu.be/o0CmeNBRmuA

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/getting_closer

Respektim i plotë i të drejtave të njerëzve përfshi barazinë si një bazë për demokraci, vlerësim dhe kuptim të ndryshimeve ndërmjet sistemeve të vlerave të grupeve të ndryshme fetare ose etnike, përbën themelet për një sjellje pozitive. Kjo do të thotë paraqitjen e një ndjesie të perkatësisë në vendin, shtetin, BE-në dhe Evropën në përgjithësi, botën, si dhe një dëshirë për të marrë pjesë në një vendim-marrje demokratike në të gjitha nivelet. Po ashtu përfshin demonstrimin e përgjegjësisë, kuptimin dhe respektin për vlerat e përbashkëta që janë të nevojshme për të siguruar kohezionin e komunitetit, si për shembull respektin për parimet demokratike. Pjesëmarrja konstruktive po ashtu përfshin aktivitete qytetare, mbështetje për diversitetin, kohezionin social, zhvillimin e qëndrueshëm dhe gatishmërinë për të respektuar vlerat dhe privatësinë e të tjerëve.

P Ë R C A K T I M I

30

(31)

Rainbow village

“Një komb ylber në paqe me vetveten dhe botën” Nelson Mandela. Përse nuk merrni pjesë në “Fshatin tonë ylber” ku nxënës nga Franca, Greqia, Italia, Polonia, Rumania, Turqia, Sllovakia dhe Mbretëria e Bashkuar do të mësojnë të jetojnë së bashku dhe të ndajnë eksperiencat e tyre. Gjuhët e përdorura janë anglishtja dhe frëngjishtja.

Nëpërmjet platformës eTwinning, nxënësit fillimisht njohin njëri-tjetrin, diskutojnë temat të jetës së përditshme dhe krahasojnë traditat e tyre me bashkëmoshatarët evropianë. Këto të dhëna më pas do të përdoren për të krijuar një fshat virtual që është një “përzierje” e kulturave ku nxënësit 1) marrin identitete të reja (përshkim fizik, karakter, gjërat që ju pëlqejnë ose nuk ju pëlqejnë...), 2) shkruajnë një përshkrim fizik të fshatit të tyre ideal, 3) vendosin për emblemën, himnin kombëtar dhe ligjet e përbashkëta.

Mund të ndodhin ngjarje në këtë fshat dhe pjesëmarrësit reagojnë ndaj tyre duke ndër-vepruar. Krijimi i tyre mblidhet në një blog të hartuar veçanërisht për projektin.

Nxënësit mund të komunikojnë ose nëpërmjet emaileve ose videokonferencave. Në të njëjtën kohë, materiale të krijuara në mënyrë specifike do t’ju jepen nxënësve (me një përqendrim të veçantë mbi mësimin e strategjive njohëse dhe metanjohëse) në një platformë mësimi në Universitetin Nansi ose në hapësirën virtuale eTwinning. Së fundi, mësuesit dhe nxënësit ndajnë përshtypjet e tyre mbi projektin.

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=58043 Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=961&klang=en&lang=sq

Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

http://youtu.be/h5u8AYQlFiQ

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/rainbow_village

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

“Kam mësuar si të prezantoj veten në zgjedh- jet për kryetar bashkie, mësova të punoj në një grup me shokët e mi të klasës”

“[Projekti] Ju tregoi atyre se me gjëra të vogla mund të arrihen gjëra të mëdha. Ju dha një perspektivë pozitive mbi veten dhe mbi shkollën e tyre”

(32)

Health4life

(Shëndet për jetën)

“Te njerëzit shëndeti është gjendja e përgjithshme mendore, trupore dhe shpirtërore e një personi, që zakonisht do të thotë se nuk ka sëmundje, lëndime ose dhimbje.

Shëndeti nuk mbahet dhe përmirësohet vetëm nëpërmjet përparimeve dhe zbatimit të shkencës së shëndetësisë, por edhe nëpërmjet përpjekjeve dhe stileve inteligjente të jetesës së individit dhe shoqërisë. Mënyra e jetesës së të rinjve sot ka ndryshuar shumë në krahasim me 50 vjet më parë, kur adoleshentët kishin më shumë interes për studime, sport, hobi dhe për aktivitetet e përditshme. Por sot, ajo ka marrë një fazë krejt të re ku jeta e tyre duket e gjitha e lidhur me festat, pijet, pirjen e duhanit, drogës dhe kënaqësitë seksuale.”

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=79799 Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=1102&klang=sq&lang=sq

Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

http://youtu.be/GS-ZasD9zEw

TwinSpace: www.etwinning.net/twinspace/health4life

“Here is the very well implemented eTwinning activities for exam preparations and hence their integration into the curriculum, making it fun without being noticed.”

Juria evropiane

“Tani unë marr informacion dhe materiale mësimore nga e gjithë Evropa nga mësues të ndryshëm”

Paulien, mësuese biologjie, Holandë

“Një herë isha sëmurë dhe ndodhesha në shtëpi, por përsëri mora pjesë në videokonferencë”

Nxënëse nga Holanda

“Kur diçka nuk ecte mirë, e kalonim së bashku me të qeshur dhe nuk kishte rëndësi”

Nxënëse nga Holanda

“Më pëlqen shkenca sepse kemi mësuar shumë gjëra rreth natyrës dhe u argëtuam shumë”

Maria nga Rumania

“Këtu janë aktivitetet eTwinning të zbatuara shumë mirë për përgatitjen mbi provimet dhe për integrimin e tyre në programin mësimor, duke e bërë argëtues pa u vënë re.”

Nxënëse nga Italia

32

(33)

Fjala e ekspertëve

Kjo është një Kompetencë Kyçe shumë komplekse e cila mbulon një sërë sferash të ndryshme që nga zhvillimi i kuptimit të shëndetit e mirëqenies dhe faktorët që promovojnë jetesën e shëndetshme, deri te aftësia për të kuptuar kodet e sjelljes që na lejojnë të jetojmë në shoqërinë tonë në mënyrë produktive dhe konstruktive, duke u siguruar që vendimet që marrim si individë dhe grupe të funksionojnë për të mirën e të gjithëve.

E gjithë kjo është e lidhur ngushtë me idenë e të drejtave dhe përgjegjësive. Në botën e sotme, ju kushtohet shumë rëndësi të drejtave të njeriut, të drejtave për të votuar, të drejtave për shërbime të mira, të drejtave për një standard të mirë të jetese, etj. Megjithatë, lidhur ngushtë me të gjitha të drejtat e tjera vjen edhe përgjegjësia për të përdorur të drejtën siç duhet, mosabuzimi dhe mospërfimi në ushtrimin e këtyre të drejtave. Kjo nga ana tjetër është e lidhur me mënyrën se si ndihemi rreth pozicionit tonë në shoqëri, nëse ndjehemi të vlerësuar dhe të afirmuar apo të abuzuar dhe të shtypur me këmbë. Kjo e drejtë vë në pah ndërlidhjen e reagimit të zinxhirit njerëzor kur bëhet fjala për shkakun dhe efektin; ne varemi nga njëri-tjetri, ne ndërtojmë një shoqëri së bashku, ne të gjithë jemi përgjegjës për veprimet tona, të vogla apo të mëdha, brenda asaj shoqërie.

Health4life ishte një projekt që u përqendrua te zhvillimi i një kuptimi të shëndetit dhe mirëqenies dhe faktorët që promovojnë një jetesë të shëndetshme. Në projekt, nxënësit u nxitën të merrnin parasysh sjelljen e përditshme të të rinjve në lidhje me problemet si pirja e duhanit, marrja e drogës, praktikat seksuale dhe pirja e alkoolit e për ta bërë këtë ata bënë anketa me bashkëmoshatarët e tyre dhe eksperimente laboratorike mbi efektet e substancave të ndryshme në trup. Kjo punë është dokumentuar mjaft mirë në TwinSpace-in e projektit dhe ju do të kuptoni vërtetë se sa kanë mësuar ata se sa e rëndësishme është që trupi të trajtohet me kujdes. Unë mendoj se ky gjithashtu është një shembull i mirë se si një projekt mund të përfshijë disa kompetenca në të njëjtën kohë. Për shembull, ky projekt tregon edhe se si kompetenca e matematikës dhe shkencës mund të trajtohet në mënyrë autentike dhe jo teorike për nxënësit. Projekti ka ushqyer edhe sensin e kompetencës së nismës dhe sipërmarrjes, në një mënyrë që i sfidon nxënësit të mendojnë për veten dhe të gjykojnë vetë.

Për mua, projekti tjetër në këtë pjesë The Rainbow Village përfaqëson një shembull të

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(34)

ndjenja e nismës

dhe sipërmarrjes

(35)

Ndjenja e nismës dhe sipërmarrjes i referohet aftësisë së një individi për të transformuar idetë në veprime. Ajo përfshin krijimtarinë, novacionin dhe ndërmarrjen e rrezikut, si dhe aftësinë për të planifikuar dhe menaxhuar projekte për të arritur objektivat. Kjo mbështet individët, jo vetëm në jetën e tyre të përditshme në shtëpi dhe në shoqëri, por edhe në vendin e punës që të bëjnë kujdes për kontekstin e punës së tyre dhe të shfrytëzojnë mundësitë dhe është një bazë për aftësi dhe njohuri më specifike të nevojitura nga ata që nisin ose kontribuojnë në aktivitetet sociale dhe tregtare. Kjo duhet të përfshijë njohjen e vlerave etike dhe promovimin e udhëheqjes së mirë.

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

Njohuritë e domosdoshme përfshijnë aftësinë për të identifikuar mundësi për aktivitete personale, profesionale dhe/ose biznesi, përfshi çështje të ‘kuadrit më të gjerë’ që ofrojnë kontekstin në të cilin jetojnë dhe punojnë njerëzit, si për shembull një kuptim i gjerë i funksionimit të ekonomisë dhe mundësive e sfidave me të cilat hasen punëdhënësit ose organizatat. Individët duhet që po ashtu të njohin pozicionin etik të sipërmarrjeve dhe si mund të jenë ato një forcë pozitive, për shembull nëpërmjet tregtisë së drejtë ose sipërmarrjeve sociale.

Aftësitë kanë të bëjnë me menaxhimin proaktiv të projektit (përfshi, për shembull aftësinë për të planifikuar, organizuar, menaxhuar, udhëhequr dhe deleguar, analizuar, komunikuar, informuar, vlerësuar dhe regjistruar), prezantime dhe negociata të efektshme, dhe aftësinë për të punuar si individë dhe në bashkëpunim si ekipe. Aftësia për të gjykuar dhe identifikuar pikat e dobëta dhe të forta të vetes dhe për të vlerësuar dhe ndërmarrë rreziqe, kur dhe ku të jetë e nevojshme, është thelbësore.

Një qëndrim sipërmarrës është i karakterizuar nga iniciativa, sjellja pro-aktive, pavarësia dhe novacioni në jetën personale, sociale dhe në punë. Po ashtu përfshin motivacionin dhe këmbënguljen për të plotësuar objektivat, nëse objektivat dhe qëllimet personale janë të njëjta me ato të të tjerëve, duke përfshirë punën.

P Ë R C A K T I M I

(36)

P R O J E K T E T E P A R A Q I T U R A

Fotografia si mjet pedagogjik

BELL, Business Economic, Language Learning

Ky është një projekt dy vjeçar Comenius/eTwinning që ka një qasje bazuar në veprim ndaj mësimit. Nxënësve ju kërkohet të marrin aparatet e tyre fotografike e të dalin e të shikojnë botën rreth tyre për të parë lidhje ndërmjet përmbajtjes së mësimit të adresuar në klasat e tyre dhe realitetit që i rrethon. Aparati fotografik dhe fotografia bëhet një mbështetje e procesit mësimor. Nxënësit vendosin konceptet dhe idetë në fotografi dhe krijojnë prezantime me diapazon që shkëmbehen në platformën eTwinning të projektit për t’u kthyer në fjalë nga partnerë të tjerë. Është botuar një revistë, një udhëzues dhe një faqe interneti që paraqesin sugjerime pedagogjike me shembuj praktikë dhe shembuj të rezultateve. Përveç kësaj u organizuan edhe turne të sporteve (basketbollit, korfbollit, shotbollit, handbollit, futbollit) ndërmjet partnerëve, të ndarë në skuadra të formuara rastësisht nga nxënësit e shteteve pjesëmarrëse gjatë lëvizjes së nxënësve. Rregullat e sportit mund të ndryshojnë në vartësi të vendimit të partnerëve. Gjatë këtij aktiviteti promovohet një lojë “as të humbur as të fituar”.

“Ky projekt përqëndrohet te mësimdhënia dhe mësimi i gjuhëve në lidhje me fjalorin e biznesit dhe ekonomisë dhe ka përfshirë shkolla nga Austria, Republika Çeke, Luksemburgu, Spanja, Gjermania dhe Islanda. Ai do të shërbejë si një platformë për një projekt Comenius.”

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?f=2&l=sq&n=54616

Lidhja e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/profile.cfm?fuseaction=app.

project&pid=36261&lang=sq

Paketa e projektit: www.etwinning.net/sq/pub/collaborate/kits/detail.

cfm?id=1107&klang=sq&lang=sq

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/bell

TwinSpace-i: www.etwinning.net/twinspace/photography_pedagogical_tool Video rreth projektit me intervista të mësuesve dhe nxënësve:

https://www.youtube.com/watch?v=6GRBC-3Ft04

“eTwinning më ka ndihmuar të performoj më mirë në jetën time, sepse më mundëson të komunikoj me njerëz nga vende të tjera.” Nxënëse nga Lituania

“Është një shembull i shkëlqyer i punës së ngushtë në grup ndërmjet mësuesve për të krijuar një projekt që është relevant nga ana pedagogjike, por edhe angazhues për nxënësit e tyre. Projekti i lejoi nxënësit të mësonin në mënyrë më motivuese, angazhuese dhe krijuese, duke prodhuar në të njëjtën kohë shumë burime të dobishme.” Juria evropiane

36

(37)

Fjala e ekspertëve

Për mua, ky grup kompetencash nënkupton pro-aktivitet nga ana e njerëzve dhe jo pasivitet; për të nxitur pro-aktivitetin ne na duhet të fuqizojmë të rinjtë tanë që të jenë analitikë, kureshtar dhe eksplorues; të marrin përgjegjësi për jetën e tyre dhe që jeta të ndodhë për ta dhe jo tek ata.

Bota në të cilën jetojmë promovon pasivitetin dhe cektësinë më shumë se pro- aktivitetin. Unë e përmenda më parë informacionin që jepet në tre minuta, i cili ofron një histori sipërfaqësore të situatës pa nxitur reflektim ose analizim më të thellë. Le të marrim si shembull format popullore të argëtimit që ofrohen me shumicë, si për shembull shikimi i televizorit ose luajtja e lojërave kompjuterike. Këto janë në përgjithësi aktivitete pasive, të cilat as nuk reflektojnë realitetin as promovojnë reflektimin. Bota reale e vendit të punës dhe biznesit shpesh është larg nga eksperiencat e nxënësve në mjedisin tradicional të shkollës, që nuk ofron gjithnjë një qasje proaktive në jetën e tyre si nxënës.

Fatmirësisht ka gjithnjë përjashtime! Në projektin BELL, Business Economic, Language Learning, nxënësit jo vetëm që përmirësojnë anglishten e tyre të biznesit por hetojnë edhe konceptet e tregtisë së drejtë në biznes dhe vendin e punës. Gjatë projektit, ata hetojnë gjëra të tilla si për shembull si funksionon tregtia e drejtë në nivel global dhe vendor; si e fiton vlerën paraja; si prodhohen mallrat dhe shërbimet në kompani të vogla; hulumtime mbi modelet e biznesit dhe vendosja e tyre në praktikë. Mësimi bëhet real për ta kur ata krijojnë një kompani dhe bëjnë tregti me njëri-tjetrin me mallra të vërteta. Nëse vizitoni TwinSpace (http://new-twinspace.etwinning.net/

web/p36261/welcome), do të kuptoni thellësinë e këtij projekti që është arritur duke promovuar parimet e Koncepteve Kyçe.

Përjashtimi jonë i dytë shihet në projektin the Pizza business across Europe. Këtu detyra u vendos të ishte, jo vetëm hetimi i origjinës së një gatese që është bërë ushqim i zakontë në gjithë botën, por edhe hetimi i parametrave të krijimit të një biznesi për të prodhuar pica. Nxënësit zhvilluan modele biznesi, intervistuan pronarë të bizneseve të prodhimit të picave dhe zhvilluan recetat e tyre bazuar në hulumtimet e tregut me bashkëmoshatarët e tyre. I gjithë projekti është një shembull i shkëlqyer se si nxënësit zhvillojnë një ndjesi se si funksionon biznesi praktik dhe si ata mund të zhvillojnë një

A N G I L E R A N ( A N N E G I L L E R A N ) - K Ë S H I L LT A R E E L A R T Ë P E D A G O G J I K E

(38)

ndërgjegjësimi dhe shprehja

kulturore

(39)

Kuptimi i rëndësisë së ideve të shprehjes së krijimtarisë, eksperiencave dhe emocioneve në një sërë mediash, përshi muzikën, artet e performuara, letërsinë dhe artet pamore.

Njohuritë, aftësitë dhe sjelljet thelbësore që kanë lidhje me këtë kompetencë:

Njohuritë kulturore përfshijnë kuptimin e trashëgimisë vendore, kombëtare dhe evropiane dhe vendin e tyre në botë. Ato mbulojnë njohuri bazë të veprave të mëdha kulturore, përfshi kulturën popullore bashkëkohore. Është thelbësore të kuptohet diversiteti kulturor dhe gjuhësor në Evropë dhe rajone të tjera të botës, nevoja për ta ruajtur dhe rëndësia e faktorëve estetikë në jetën e përditshme.

Aftësitë kanë të bëjnë si me vlerësimin ashtu dhe shprehjen: vlerësimin dhe pëlqimin e veprave të artit dhe performancave si dhe vetë-shprehjen nëpërmjet një sërë mediash duke përdorur kapacitetin vetjak. Aftësitë po ashtu përfshijnë aftësinë për të lidhur këndvështrimet krijuese dhe shprehëse të vetë personit me opinion e të tjerëve dhe për të identifikuar dhe kuptuar mundësitë sociale dhe ekonomike në aktivitetin kulturor. Shprehja kulturore është thelbësore për zhvillimin e aftësive krijuese, të cilat mund të transferohen te një numër kontekstesh profesionale.

Një kuptim i mirë i kulturës tonë dhe ndjesia e identitetit mund të jenë baza për një sjellje të sinqertë dhe respekt për diversitetin e shprehjes kulturore. Një sjellje pozitive po ashtu mbulon krijimtarinë dhe dëshirën për të kultivuar kapacitet estetik nëpërmjet vetë-shprehjes artistike dhe pjesëmarrjes në jetën kulturore.

P Ë R C A K T I M I

Références

Documents relatifs

Cette caractéristique essentielle, jointe à une grande commodité d'emploi des réactifs, a dès lors amené un grand nombre d'auteurs à utiliser la réaction de PREVOST et

Një shqetësim tjetër i vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe fakti që disa liderë evropianë në vend të altemativës së anëtarësimit kanë propozuar

Në këtë mënyrë, versioni i prejardhur i KNF për fëmijët dhe të rinjtë e zgjeron mbulimin e volumit kryesor të KNF duke dhënë përmbajtje specifike dhe hollësi të

Nëse ka rrezik nga SST/HIV (gjatë shtatzënisë ose pas) rekomandohet përdorimi i përpiktë dhe i drejtë i prez- ervativëve, qoftë vetëm ashtu ose të kombinuar me metoda

Donc, comme toute chose, nous sommes nous mêmes en liaison avec l’indéterminé, ce qui permet peut-être de comprendre au moins ce qu’il n’est pas.. Le Tao serait le

11 Myfti: dinjitar fetar, interpret zyrtar i ligjit mysliman. Gjatë një kohe të Myfti: dinjitar fetar, interpret zyrtar i ligjit mysliman. Gjatë një kohe të gjatë, çështja

Shumica e studimeve që shqyrtonin këtë çështje – bazuar në analizën e të dhënave për më shumë se 4800 fëmijë të moshës 6-16 vjeç që morën pjesë në Studimin e

Megjithatë, nëse eksperimente të veçanta krijojnë aerosole në përqëndrime të larta, atëherë niveli i tretë i biosigurisë mund të jetë më i përshtatshëm